Dy persona janë arrestuar pasi dyshohet se kanë sulmuar me shufra metali dhe më pas kanë gjuajtur me armë zjarri tre persona tjerë sot pasdite në fshatin Bare në Mitrovicë.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se personat e lënduar kanë deklaruar se janë sulmuar me shufra metali nga disa persona, gjatë kohës që kanë qenë në veturën e parkuar.
Sipas burimeve, dy të dyshuarit më pas kanë shtënë edhe me armë zjarri në drejtim të viktimave.
Sinjali mëson se viktimat kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e goditjeve me shufra metali dhe jo nga arma e zjarrit, me ç’rast janë dërguar në spital për tretman mjekësor.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur një fishek dhe një gëzhojë e kalibrit të vogël.
Sipas burimeve të dyshuarit janë dërguar në mbajtje dhe ndaj tyre është iniciuar rast ‘Vrasje në tentativë’