image Tentim vrasje në kryeqytet

Siguri

Tentim vrasje në kryeqytet

news image

Mbrëmë në rrugën “Mehmet Akif Ersoy” në Prishtinë, ka ndodhur një tentativë vrasje, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson nga burimet se një person ka njoftuar Policinë se deri sa ishte duke parkuar veturën e tij, nga një veturë në lëvizje ku gjendeshin dy apo tre persona, njëri nga ta ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij nga ku predhat e kanë goditur fatmirësisht vetëm veturën duke i shkaktuar disa vrima.

Të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur.

Sinjali mëson se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, të cilat kanë kontrolluar vendin e ngjarjes por nuk janë gjetur gëzhojat./GazetaSinjali/