image Tentim vrasja në Prishtinë: Këta janë tre të dyshuarit e tjerë, në mesin e tyre edhe i riu që u ther me thikë

Siguri

Tentim vrasja në Prishtinë: Këta janë tre të dyshuarit e tjerë, në mesin e tyre edhe i riu që u ther me thikë

news image

Foto ilustruese


Gazeta Sinjali raportoi mbrëmë dhe sot për rastin e therjes me thikë që ndodhi pasditen e djeshme, në rrugën “Xheladin Hana” në Prishtinë, ku dy persona u sulmuan fizikisht, teksa njëri prej tyre edhe u godit disa herë me thikë. 18-vjeçari dhe miku i tij përfunduan në QKUK si pasojë e plagëve, ndërsa të dyshuarit u arratisën menjëherë. Pas nisjes së hetimeve, Policia ka zbuluar edhe të dyshuarit e tjerë.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se përveç, Drin Bytyqit, tashmë janë arrestuar edhe Granit Hyseni e Redon Isufi.

Ata tashmë ndodhen nën masën e ndalimit policor dhe të njëjtit do të hetohen për veprat penale “Vrasje në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Si rezultat i hetimeve është zbuluar se edhe Arianit Vitia, viktima që u ther me thikë është u përfshi në incident, prandaj i njëjti është riintervistuar në cilësinë e personit të dyshuar.

Edhe ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka lëshuar urdhër për ndalim dhe është nën mbikëqyrje të Policisë në QKUK.

Sipas informacioneve të para, incidenti dyshohet se ndodhi për shkak të të hollave, por rrethanat e rastit pritet të ndriçohen gjatë hetimit të mëtutjeshëm të rastit.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/