image Tentim grabitje me armë zjarri në Prishtinë, prangoset i dyshuari

Siguri

Tentim grabitje me armë zjarri në Prishtinë, prangoset i dyshuari

news image

Një tentim grabitje ka nododhur sot rreth orës 18:30 në Prishtinë, ku një person ka hyrë në një argjendari dhe nën kërcënimin e armës ka kërkuar të holla, shkruan Gazeta Sinjali.

I dyshuari nuk ka arritur që të kryejë grabitjen pasi është vënë nën kontrollë nga pronari i argjendarisë dhe nga qytetarë të tjerë.

I dyshuari më pas është arrestuar nga policia.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 18:30 është raportuar për një tentim grabitje të ndodhur në një argjendari në rrugën  “Ilir Konushevci” në Prishtinë .

I dyshuari ka dështuar të kryej grabitjen përderisa I njejti është vënë nën kontrollë nga ankuesi I përkrahur dhe nga qytetarë të tjerë.

 I njëjti më pas është arrestuar nga ana e policisë dhe aktualisht policia ka iniciuar një hetim  lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit.

Nuk raportohet për persona të lënduar”, ka thënë ai./Gazeta Sinjali/