image Tensione në fund të ndeshjes në Spanjë, futbollisti i Atleticos e tërheq zvarrë mesfushorin e Man Cityt

Futboll

Tensione në fund të ndeshjes në Spanjë, futbollisti i Atleticos e tërheq zvarrë mesfushorin e Man Cityt

news image

Manchester City u kualifikua në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

“Qytetarët” morën një barazim në ndeshjen e dytë në Spanjë, duke barazuar 0-0, por epërsia 1-0 në favor të anglezëve në sfidën e parë në Etihad bëri që skuadra e Guardiolas të kalojë tutje, shkruan Sinjali Sport.

Sidoqoftë, në fund të ndeshjes u panë tensione të mëdha në fushë, teksa futbollistët spanjoll i lëshuan nervat.

Në një moment në minutën e fundit të kohës së rregullt, mesfushori anglez Foden u ankua për një ndërhyrje ndaj futbollistit të Atleticos, teksa futbollisti malazez, Stefan Savic mundohet ta tërheq zvarrë anglezin.

Më poshtë e gjeni videon e momentit.

/GazetaSinjaliSport/