image Temperatura deri në 35 gradë, shi e bubullima/ Moti për pesë ditët e ardhshme

Kosovë

Temperatura deri në 35 gradë, shi e bubullima/ Moti për pesë ditët e ardhshme

news image

Prishtina Weather ka njoftuar se java do të filloj me mot shumë të nxehtë e kryesisht me diell, si dhe me mundësi për riga lokale shiu nga viset malore. Kurse në pjesën e dytë të javës temperaturat në rënie të lehtë.

Nga sot mbi vend po shtrihen rryma më të nxehta ajrore nga Mesdheu qëndror, që kushtëzojnë mot shumë të nxehtë, e këto kushte mbeten edhe në ditët e para të javës.  Orëve të pasdites përreth viseve malore mund të ketë edhe ndonjë rrebesh afatshkurtë shiu.  Ditën e mërkurë me më shumë gjasa për zhvillime të rrebesheve me bubullima.

Në pjesën e dytë të javës, do të dominojë mot më i qëndrueshëm, kryesisht me diell, me një rënie të lehtë të temperaturave.

Indeksi i cilësisë së ajrit do të mbetet kryesisht në vlera të pranueshme dhe të mira, vetëm orëve të pasdites, me rritjen e koncentrimit të ozonit sipërfaqësor mund të kaloj edhe në vlera mesatare.

Indeksi i rrezeve UV do të jetë kryesisht në vlera shumë të larta, prandaj  preferohet t’i ikim qëndrimit më të gjatë në diell nga ora 10 deri 16.

Datat

9.08 – Kryesisht me diell dhe shumë nxehtë.  Rreth viseve malore mundësi për ndonjë rrebesh shiu.

10.08 – Shumë nxehtë e kryesisht me diell.  Pasdite vonë, përreth viseve malore me mundësi për rrebesh shiu e bubullima.

11.08 – Mbetet nxehtë, me diell e vransira, e vonë pasdite,  priten mundësi për zhvillime të rrebesheve me bubullima.

12.08 – Kryesisht me diell dhe nxehtë.

13.08 – Mbetet nxehtë, e kryesisht me diell.

Temperaturat minimale luhaten nga 15C deri 19C, e maksimalet nga 35C, deri ditën e premte zbresin në 30C.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga krahu verior 3-9m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rënies rreth vlerave normale.

May be an image of text that says 'Hen, .08 Mar, 10.08 Mër, 11.08 08 Enj, 12.08 35° 18° Pre, 13.08 35° 19° 33°19° 33° 31°18° 31° Era: 3-7m/s Shtypja: 101 9mb Lageshtia: 20% UVI: 8 30° 15° 11 Era: 5-9m/s Shtypja: 1017mb Lageshtia: 27% UVI: 8 Era: 3-8m/s Shtypja: 101 1013mb Lageshtia: 35% UVI: 7 AQI Era: 5-1 m/s Shtypja: 101 1018mb Lageshtia: 29% UVI: 8 AQI PM2. Era: 3-8m/s Shtypja: 1020mb Lageshtia: 25% UVI: 8 AQI PM2.5: 10/20 Parashikimi mẽ: .08. Prishtina Weather'

/Gazeta Sinjali/