image Sot reshje shiu dhe vranësira, nga nesër më ngrohtë

Kosovë

Sot reshje shiu dhe vranësira, nga nesër më ngrohtë

news image

Sot në Kosovë na pret mot plotësisht i vranët dhe me reshje shiu. Paksa më shumë reshje shiu priten në jug dhe lindje të vendit, ndërsa në veri reshje të pakta. Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 16 gradë Celsius.

Nga e shtuna pritet përmirësim i motit. Vranësirat do të largohen gradualisht, ndërsa ditët pritet të ngrohen po ashtu gradualisht.

Netët dhe mëngjeset pritet të jenë të ftohta dhe me mundësi që vende-vende të ketë mjegull, ndërsa ditët gjithnjë e më të ngrohta sidomos nga e diela.

/GazetaSinjali/