image Edhe sot çadrat me vete, parashihet mot i vranët dhe me reshje shiu

Kosovë

Edhe sot çadrat me vete, parashihet mot i vranët dhe me reshje shiu

news image

Gjatë ditës së sotme pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me kushte për reshje shiu, raporton Gazeta Sinjali.

Mot i ngjashëm pritet edhe ditëve në vijim njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Nesër pritet të mbajë mot i vranët dhe me pak rreze dielli, kurse vranësirat parashihen të sjellin riga shiu. Sa i përket temperaturave, ato mbesin pothuajse të pandryshuara me ditët tjera.

Ndërsa të premten do mbajë mot relativisht i qetë, me vranësira të ulëta dhe me intervale me diell. Në fushat termike nuk parashihet ndonjë ndryshim i theksuar me temperaturat e ditëve të fundit.

Gjatë gjithë këtyre ditëve të parashikimit ,temperaturat minimale në tërë territorin do të lëvizin ndërmjet 4-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit.

/GazetaSinjali/