image Moti, ja temperaturat për ditën e mërkurë

Kosovë

Moti, ja temperaturat për ditën e mërkurë

news image

Mot me vranësira dhe intervale me diell do të vijojë të mbajë mbi vendin tonë.

Vranësira më të fokusuara dhe më të shpeshta do të shtrihen përgjatë relievit malor.

Mëngjesi më i ftohtë dhe me ngrica të lehta, gjithashtu do të ketë kushte që në orët e para të paraqitet mjegulla si dukuri meteorologjike.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme.

/GazetaSinjali/