Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në dy ditët e ardhshme në vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm, shkruan Gazeta Sinjali.
Të premten mbi vendin tonë parashihen vranësira të dendura të cilat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ndryshëm.
Në fushat termike do të ketë rënie në të dy vlerat ekstreme.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-32 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-11 m/s.