Një 31-vjeçarje me inicialet V.K. është gjobitur nga policia, pasi e njëjta ka tejkaluar në vijë të plotë, në rrugën magjistrale Ferizaj-Shtime, përkatësit në fshatin Slivovë të Ferizajt.
Sipas Policisë kjo informatë është dërguar nga një qytetar përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë’’.
“Policia, e ftoi qytetaren V.K (F/K) 31 vjeçare, në Njësinë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Ferizaj dhe ajo në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar dhe për këtë mori gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor”, shkruhet në komunikatë.
Shoferja ka pranuar fajin dhe është dënuar me 150 euro dhe 2 pikë negative./GazetaSinjali/