image Tejkalim i rrezikshëm në rrugën Gjilan-Prishtinë (VIDEO)

Sinjalizime

Tejkalim i rrezikshëm në rrugën Gjilan-Prishtinë (VIDEO)

news image

Shoferët e papërgjegjshëm po vazhdojnë që të bëjnë shkelje të ndryshme në trafik.

Mirëpo, disa shkelje të tilla po i rrezikojnë edhe pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion, raporton Gazeta Sinjali.

Në disa video të dërguara nga një sinjalizues shihet një veturë në rrugën Gjilan-Prishtinë, konkretisht në fshatin Llabjan duke bërë tejkalime mjaft të rrezikshme.

Sinjalizuesi është ankuar se shoferi ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në trafik.

“Makina e bardhë me tabela të Prizrenit ka shkaktu, po e shihni dhe vetë çfarë rreziku”, është shprehur sinjalizuesi.

/GazetaSinjali/