image As sirena nuk kryen punë, zjarrfikësit bllokohen në kolonën e gjatë në Prishtinë (VIDEO)

Siguri

As sirena nuk kryen punë, zjarrfikësit bllokohen në kolonën e gjatë në Prishtinë (VIDEO)

news image

Nuk janë të rralla rastet kur shoferët thyejnë rregullat e trafikut duke u munduar që të anashkalojnë kolonat, shkruan Gazeta Sinjali.

Një gjë e tillë ka ndodhur edhe gjatë ditës së sotme në hyrje të Prishtinës, ku si pasojë e kësaj në këtë kolonë ka ngecur edhe automjeti i zjarrfikësve.

Një sinjalizues i Sinjalit ka dërguar pamje nga vendngjarje duke deklaruar se automjeti i zjarrfikësve e kishte problem të ecë dhe të vazhdojë tutje.

Kolonat e tepërta në Prishtinë, problem edhe për zjarrfikësit. E tmerrshme” , ka thënë ai për Sinjalin.

Nga pamjet vërehet se dhe pse alarmin ndezur, prapë zjarrfikësit ishin të ngecur në kolonë dhe shumica e personave që ishin të pranishëm në komunikacion nuk e liruan rrugën.

Vazhdoni të denonconi kundërvajtjet në Gazetën Sinjali, në mënyrë që të kontribuojmë sadopak që rregullat në trafik të respektohen. /GazetaSinjali/