image Shoferi i kamionit vozit pa drita në ‘pikë’ të natës në autostradë

Sinjalizime

Shoferi i kamionit vozit pa drita në ‘pikë’ të natës në autostradë

news image

Vozitësit të cilët ngasin veturën pa ndezur dritat gjatë ditës gjobiten nga Policia e Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Mirëpo, sonte një vozitës nuk i kishte ndezur dritat as në mbrëmje dhe po qarkullonte lirshëm në autostradë.

Një sinjalizues ka dërguar pamje në adresë të Gazetës Sinjali, ku shihet se kamioni ishte i ngarkuar edhe me rimorkio dhe asnjëra prej tyre sipas rregullave të trafikut nuk posedonte shenja sinjalizuese.

Sipas sinjalizuesit, kamioni me targat 04 867 GA po voziste në autostradë në drejtim të Prizrenit.

Vazhdoni të denonconi kundërvajtjet në Gazetën Sinjali, në mënyrë që të kontribuojmë sadopak që rregullat në trafik të respektohen. /GazetaSinjali/