image Gjilan/ Vetura zyrtare tejkalon në vijë të plotë, rrezikon pjesëmarrësit në trafik (VIDEO)

Sinjalizime

Gjilan/ Vetura zyrtare tejkalon në vijë të plotë, rrezikon pjesëmarrësit në trafik (VIDEO)

news image

Fatkeqësisht nuk janë të rralla rastet kur veturat zyrtare shkelin rregullat e trafikut.

Disa nga këto shkelje përfshijnë edhe tejkalimet që rrezikojnë pjesëtarët e tjerë në rrugë, shkruan Gazeta Sinjali.

Një sinjalizues ka dërguar pamje në adresë të Sinjalit, ku shihet se vetura zyrtare ka tejkaluar në vijë të plotë.

Ai për Sinjalin ka thënë se ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së sotme në rrugën Gjilan-Prishtinë.

Nga pamjet, makina me targat 3Z-185-09 shihet se tejkalon në vijë të plotë derisa rruga është edhe në kthesë.

Vazhdoni të denonconi kundërvajtjet në Gazetën Sinjali, në mënyrë që të kontribuojmë sadopak që rregullat në trafik të respektohen.

/GazetaSinjali/