image Përplasje e fortë mes mërgimtarit dhe policit në Viti: “Pse po m’dënon, ku o radari, mos luj ko**" - VIDEO

Siguri

Përplasje e fortë mes mërgimtarit dhe policit në Viti: “Pse po m’dënon, ku o radari, mos luj ko**” – VIDEO

news image

Rastet kur shoferët përplasen me patrullat e policisë së trafikut rrugor, nuk janë të rralla në vendin tonë.

“Plus Televizion” ka publikuar një video ku shihet një debat i fortë, mes një shoferi dhe një polici lidhur me pretendimet për vozitje të shpejtë. 

Siç shihet në pamjet e publikuara vozitësin që ishte mërgimtar nga Holanda, e ka ndaluar policia për shkak të shpejtësisë.

Shoferi, që sipas medias lokale, është mërgimtar, pretendon se nuk ishte shpejt, ndërsa polici shprehet i bindur se shoferi ka bërë kundërvajtje.

Incidenti raportohet se ka ndodhur në Pozheran të Vitisë, natën e 23 janarit, kur shoferi i cili teksa po udhëtonte në rrugën kryesore të fshatit ndalohet nga dy zyrtarë policorë që ishin duke patrulluar në ato momente.

/GazetaSinjali/