image Gjilan/ Dy vetura futen në tejkalim të rrezikshëm, shpëtojnë për “një fije floku” nga aksidenti (VIDEO)

Sinjalizime

Gjilan/ Dy vetura futen në tejkalim të rrezikshëm, shpëtojnë për “një fije floku” nga aksidenti (VIDEO)

news image

Nuk janë të rralla rastet kur shumë vozitës thyejnë rregullat e trafikut dhe bëjnë tejkalime edhe në vijë të plotë, shkruan Gazeta Sinjali.

Një gjë e tillë ka ndodhur edhe gjatë ditës së sotme afër Slivovës rruga Gjilan-Prishtinë.

Një sinjalizues është ankuar në adresë të Gazetës Sinjali, pasi që dy vozitës kanë bërë tejkalim në vijë të plotë dhe përveç kësaj, sipas tij, këta vozitës kanë rrezikuar edhe automjetet tjera.

Sinjalizuesi ka dërguar edhe foto ku shihen targat e veturave të cilat kanë tejkaluar në vijë të plotë.

Vetura e parë e tipit “Mercedes” targat e tij janë 06 480 EU, ndërkaq vetura e dytë e tipit “Golf”, targat janë 06 507 DS.

Vazhdoni të denonconi kundërvajtjet në Gazetën Sinjali, në mënyrë që të kontribuojmë sadopak që rregullat në trafik të respektohen. /GazetaSinjali/