image Të shtëna me armë zjarri në tubimin e LVV-së në Drenas/ Policia jep detaje

Siguri

Të shtëna me armë zjarri në tubimin e LVV-së në Drenas/ Policia jep detaje

news image

Gjatë mbrëmjes së sotme u raportua se në një tubim të Lëvizjes Vetëvendosje ne fshatin Gllanasellë të komunës së Drenasit, një person është parë duke gjuajtur me armë në një ambient të mbyllur, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka njoftuar se lidhur me rastin janë shoqëruar në polici dy persona, kurse nga njëri prej tyre është sekuestruar një armë me gaz dhe pesë fishekë.

“Në lokacionin ku ka ndodhë rasti, policia ka kryer një bastisje dhe ka  identifikuar një person të dyshuar,  të cilit (në veturë)  i ka gjetë dhe sekuestruar një  armë me gas, të tipit Ecol Special dhe 5 fishekë”, tha ajo për Sinjalin.

Tutje ajo ka njoftuar se policia ka nisur hetimet për këtë rast.

Në këtë takim ishte pjesëmarrës edhe deputeti i VV-së, Enver Dugollil, ku i pyetur nga Gazeta Sinjali e mohoi se gjuajtja me armë ka ndodhur gjatë kohës sa ai ishte prezent.

“Jo, jo”, ka thënë ai për Sinjalin.

No description available.

/Gazeta Sinjali/