image Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, Policia e kap të dyshuarin mat me pistoletë në dorë

Siguri

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, Policia e kap të dyshuarin mat me pistoletë në dorë

news image

Posedimi dhe përdorimi i armëve të zjarrit është shndërruar në dukuri shqetësuese në vendin tonë. Policia vazhdimisht has në persona të cilët bartin me vete armë ilegale, e që në raste të caktuara nuk hezitojnë t’i shkrepin ato, raporton Gazeta Sinjali.

Mbrëmë rreth orës 22:00 në rrugën ‘Justina Shkupi’ në Prishtinë, një i ri është kapur në flagrancë teksa po gjuante me armë zjarri në ajër.

Sinjali mëson se 19-vjeçari është arrestuar menjëherë, ndërkohë që arma të cilën e mbante në duar, është konfiskuar bashkë me karikator dhe fishekë.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe me urdhër të prokurorit ndaj tij është iniciuar rasti për dy vepra penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ dhe ‘Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’.

/GazetaSinjali/