image Të shtëna me armë zjarri në drejtim të dy rojeve në Lipjan

Siguri

Të shtëna me armë zjarri në drejtim të dy rojeve në Lipjan

news image

Dy punëtorë të sigurimit në Lipjan kanë qenë në shënjestër të tytave të armëve nga disa persona të panjohur, mbrëmë rreth orës 21:57, raporton Gazeta Sinjali.

Të dy rojtarët ishin në vendin e tyre të punës, në një kompani, kur disa persona të panjohur gjuajtën me armë zjarri në drejtim të tyre.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku gjeti dhe sekuestroi disa gëzhoja.

Nuk është raportuar për persona të lënduar. Ndërkaq, hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e të dyshuarve po vazhdojnë./Gazeta Sinjali/