Tetë persona janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri mëngjesin e sotëm në afërsi të një lokali në qendër të Triestes në Itali, shkruan Gazeta Sinjali.
Mediat italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshjeje mes grupeve të punëtorëve të huaj, kosovarë dhe shqiptarë.
Siç raportohet, të shtënat kanë ndodhur si rezultat i mosmarrëveshjeve pikërisht për çështjet e punësimit.
Mësohet se njëri prej personave të plagosur është në gjendje të rëndë.
Zona u mbyll nga policia, ndërkohë që në vendngjarje janë policia, karabinierët, policia financiare dhe ambulanca.