image Të shtëna armësh brenda shkollës së mesme në Missouri, vriten dy persona

Botë

Të shtëna armësh brenda shkollës së mesme në Missouri, vriten dy persona

news image

Një adoleshente dhe një vajzë tjetër është vrarë gjatë të shtënave me armë, brenda një shkolle të mesme të artit në St. Lousi të Missouri.

Autoritetet e sigurisë kanë njoftuar se pas ndërhyrjes kanë arritur të qëllojnë sulmuesin, i cili nga plagët e marra ndërroi jetë.

Sipas policisë, i dyshuari ishte rreth të 20-ve, i cili hapi zjarri mbi nxënësit e shkollës së artit në Missouri.

Të shtënat kanë ndodhur rreth orës 9:10, kurse të gjithë nxënësit që ishin brenda filluan të vrapojnë në të gjitha anët për t’i shpëtuar vdekjes.

E sulmuesi është parë duke mbajtur një armë të gjatë në duar. Nga të shtënat janë plagosur edhe disa nxënës, të cilët me urgjencë u dërguan në spital për trajtim.

Në anën tjetër, policia ka njoftuar se ka siguruar skenën e krimit dhe aktualisht nuk ka ndonjë rrezik për kalimtarët e rastit apo personelin e shkollës.

/GazetaSinjali/