image Bëhen ‘kërrsh’ disa nxënës në Mitrovicë, një përfundon në spital, tjetri në Polici

Siguri

Bëhen ‘kërrsh’ disa nxënës në Mitrovicë, një përfundon në spital, tjetri në Polici

news image

Një përleshje mes nxënësve të klasave të nënta ka ndodhur sot në Shkollën e Mesme të Ulët “Migjeni”, në Mitrovicë. Si shkak i përleshjes një person përfundoi në prangat e Policisë e një tjetër në spital, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës së Spitalit rajonal kanë bërë të ditur se nga kjo përleshje, një nxënës është goditur në fytyrë dhe ka pësuar lëndime, për çka ka marrë trajtim mjekësor.

Siç mëson Sinjali rrahja ka ndodhur në mes të disa nxënësve jashtë shkollës, motivet e së cilës ende nuk dihen.

Pas marrjes së informatës, një njësi policore ka arrestuar një nxënës të klasës së nëntë, i cili është dërguar në stacion policor për t’u intervistuar.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se rasti po hetohet.

/GazetaSinjali/