image Skandal/ Ndërmarrja publike në Han të Elezit në konkursin për kryeshef kërkon vetëm diplomën e shkollës së mesme
[wp-story id="814678"]

Skandaloze

Skandal/ Ndërmarrja publike në Han të Elezit në konkursin për kryeshef kërkon vetëm diplomën e shkollës së mesme

news image

Ndërmarrja Publike “Pastrimi” në Han të Elezit më 31 janar ka shpallur konkurs për pozitën e kryeshefit ekzekutiv. Mirëpo, kriteret që kërkohen në këtë konkurs nuk janë në përputhje me Ligjin për Ndërmarrje Publike.

Ndonëse, ky ligj e specifikon qartë përgatitjen profesionale që kërkohet për të marrë pozitën e kryeshefit të një ndërmarrje publike, Bordi i Drejtorëve është treguar “bujar”.

Në konkursin e shpallur nga kjo komunë, për të aplikuar për kryeshef kërkohet vetëm diploma e shkollës së mesme, ndërkaq përvoja e punës është “e preferueshme”.

Sipas Ligjit për Ndërmarrjet Publike, i cili nuk është përfillur fare gjatë përpilimit të këtij konkursi, një person ka të drejtë të shërbejë në këtë pozitë vetëm nëse i plotëson të gjitha kushtet, ndër të tjera, për pavarësi dhe përshtatshmëri profesionale.

Në nenin 17 të këtij ligji, përcaktohet që kandidati të ketë “së paku 5 vjet përvojë pune në nivelin e lartë të menaxhmentit në fushën e administrimit të biznesit, financave koorporative, financa, menaxhim i thesarit, banka, konsulencë në biznes, industri ose nga një fushë tjetër e shkencës e cila ka të bëjë me veprimtarinë afariste të NP-së për së paku 5 vjet, të ketë qenë kontabilist publik, jurist i kualifikuar, ose anëtarë i kualifikuar i një profesioni tjetër i cili ndërlidhet ngushtë me veprimtarinë afariste të NP-së”.

Konkursi për kryeshef ekzekutiv të Ndërmarrjes Publike “Pastrimi”, u shpall pesë ditë pasi që Bordi i Drejtorëve të kësaj ndërmarrjeje në mënyrë unanime votoi për shkarkimin e Irfan Sumës nga kjo pozitë.

Suma u shkarkua me arsyetimin se pas ardhjes së qeverisë së re në këtë komunë, “është vërejtur edhe mosfunksionimi dhe moskoordinimi i strukturës udhëheqëse të NPL ‘Pastrimi'”./GazetaSinjali/