image 96-vjeçari që u diplomua në universitetin e Italisë

Të tjera

96-vjeçari që u diplomua në universitetin e Italisë

news image

Ish-punëtori i hekurudhave, Xhuzepe Paterno 96-vjeçar u diplomua për degën e Historisë dhe Filozofisë nga Universiteti i Palermos në Itali.

Paternoja është edhe studenti më i vjetër që diplomohet në një nga universitet i Italisë.

Shkollën e mesme arriti ta përfundojë vetëm kur ishte 31 vjeç.

“Thashë me vete o tani, o kurrë. Prandaj në vitin 2017 vendosa të regjistrohem në universitet. E kuptoja që ishte disi vonë për një diplomë trevjeçare por i thashë vetes, ta shoh a e bëj dot. Nuk isha i sigurt, nuk e njihja mjedisin dhe as si mund të silleshin profesorët me një të moshuar”, ka thënë ai.

Gjatë dy viteve të para në universitet, Paternoja tregon se provimet dhe leksionet i ndiqte në klasë, ndërsa me përhapjen e pandemisë këtë vit, hasi disa vështirësi të cilat nuk ia lehtësonin as njohuritë prej moshatari.

Megjithatë, për babanë e dy fëmijëve dhe gjyshin e katër nipërve, koronavirusi sado i rrezikshëm qoftë, nuk ka të krahasuar me konfliktet e armatosura dhe as ato që ai ka kaluar.

“Lufta e Dytë Botërore na ka forcuar, të gjithë bashkëmoshatarët e mi, ata që janë ende gjallë të paktën, na ka bërë më të fortë ndaj këtij kovidit. Nuk jemi shumë të frikësuar”, tha ai. /Gazeta Sinjali/