image Të gjitha mostrat e dyshuara për koronavirus në Mitrovicë rezultuan negative në test

Kosovë

Shëndetësi/ Të gjitha mostrat e dyshuara për koronavirus në Mitrovicë rezultuan negative në test

news image

Kanë rezultuar negative në testin për koronavirus 12 mostrat e dyshuara që u morën sot në komunën e Mitrovicës së Jugut, shkruan Gazeta Sinjali.

Kjo u bë e ditur nga vetë kryetarii kësaj komune, Agim Bahtiri i cili tha se është me rëndësi që të zbatohen me përpikmëri rekomandimet e Insitutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

“Prej 12 testeve që janë bërë sot nga Mitrovica për COVID-19, të gjitha kanë dalë negative. Së shpejti do ta kalojmë këtë sfidë, por shumë me rëndësi është t’i zbatojmë me përpikëri masat mbrojtëse sipas udhëzimeve të IKShP-së”, ka shkruar Bahtiri në Facebook.

Kujtojmë se deri më sot në komunën e Mitrovicës së Jugut janë konfirmuar gjithsej 14 raste pozitive me koronavirus. Rasti i parë në këtë komunë u shënua vetëm dhjetë ditë më parë, saktësisht më 30 prill./Gazeta Sinjali/