image Të gjitha mostrat e dyshimta me koronavirus në Mitrovicë dalin negative

Kosovë

Shëndetësi/ Të gjitha mostrat e dyshimta me koronavirus në Mitrovicë dalin negative

news image

Pesë mostra të dyshimta sot e, 8 dje nga Mitrovica e Jugut, dolën negative të testin për koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Agim Bahtiri, i cili tha se nuk ka lajm më të mirë për të.

“Nuk ka lajm më të mirë për mua se të gjithë të dyshuarit me COVID-19 në qytetin e Mitrovicës janë testuar dhe të gjithë kanë dalur negativë. Dje 8 mostra të marra, ndersa sot edhe 5, gjithsej 13 sosh negative”, ka shkruar Bahtiri në Facebook.

Meritat për këtë, i pari i Mitrovicës, ua atribon qytetarëve të cilët sipas tij lanë anash çdo dallim mes tyre për ta luftuar koronavirusin.

“Kjo meritë nuk është e askujt tjetër më shumë të dashur qytetarë, përveç se e juaja. Ashtu siç ju kërkova unë çdo herë, edhe kësaj radhe keni lënë anash të gjitha dallimet që keni mes vete te çfardo natyre dhe e luftuat e po luftoni fuqishëm këtë pandemi. Përgjithmonë ju jam mirënjohës… Ju admiroj pa masë, ju dua fort”, ka shkruar ai.

Anipse, në këtë komunë nuk ka asnjë rast me koronavirus, Bahtiri u ka thënë qytetarëve që kjo nuk duhet t’i dembelojë në përpjekjen për të fituar me sukses të plotë luftën kundër këtij virusi./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/Agim.Bahtirii/photos/a.270853443259175/1186386455039198/?type=3&theater