image Të burgosurit në Dubravë përdores të mëdhenj të drogës, bastisje në një qeli - kapen 25 qese me marihuanë në bisht të fshesës

Siguri

Të burgosurit në Dubravë përdores të mëdhenj të drogës, bastisje në një qeli – kapen 25 qese me marihuanë në bisht të fshesës

news image

Varësia nga droga në Kosovë sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues të substancave narkotike. Por kjo dukuri nuk po i mban imun as personat që janë prapa grilave.

Raste të shumta janë zbuluar kohëve të fundit në Burgun e Dubravës, pas kontrolleve dhe bastisjeve që u kryen nga oficerët korrektues, raporton Gazeta Sinjali.

Siç mëson Sinjali, gjatë ditës së djeshme, oficerët korrektues në një qeli të burgut e kanë kapur në flagrancë një të burgosur duke e ndarë një sasi të drogës në disa qese. Kjo ka bërë që të kontrollohet qelia në tërsi, me ç’rast në bishtin e një fshese janë gjetur mbi 25 qese me marihuanë.

Të dyshuar për këtë rast janë tre të burgosur, A.V., A.N., dhe A.T., të cilët nuk dihet se ku e kanë marrë drogën dhe si kanë përfunduar ato qese me narkotikë brenda.

Në lidhje me këtë rast, burimet thonë se është aktivizuar Policia, teksa me urdhër të Prokurorit të Shtetit kanë nisur hetimet për shitje e shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve dhe së shpejti pritet të zbulohet nëse droga është futur nga të afërmit e të burgosurve.

/GazetaSinjali/