image “Jau fus plumb n’ballë”/ Burri nervozohet keq pasi s’e lënë të hyjë për vizitë në Dubravë, kërcënon zyrtarët korrektues

Siguri

“Jau fus plumb n’ballë”/ Burri nervozohet keq pasi s’e lënë të hyjë për vizitë në Dubravë, kërcënon zyrtarët korrektues

news image

Zyrtarët që punojnë nëpër institucione shtetërore, shpeshherë hasin në telashe me qytetarët. E në shumë raste janë edhe zyrtarët e institucioneve të sigurisë, të cilët përballen me ofendime e kërcënime gjate kryerjes së detyrave të tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në Qendrën Korrektuese në Dubravë, ku një person dyshohet se ka kërcënuar zyrtarët korrektues që qëndrojnë te porta e hyrjes.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 49-vjeçari kishte shkuar atje në cilësinë e vizitorit dhe në momentin që atij s’i është lejuar hyrja brenda Qendrës, i njëjti ka shpërthyer në ofendime dhe kërcënime ndaj zyrtarëve.

Sipas burimeve, i dyshuari ka kërcënuar se do të ua japë plumbin në ballë.

Përballë kësaj situate ka intervenuar Policia, të cilët kanë shoqeruar në stacion për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të nisin hetimet për veprën penale ‘Kanosje’.

/GazetaSinjali/