image Varësia e të burgosurve nga droga: 38-vjeçarin në Burgun e Dubravës e kapin me marihuanë

Siguri

Varësia e të burgosurve nga droga: 38-vjeçarin në Burgun e Dubravës e kapin me marihuanë

news image

Varësia nga droga në Kosovë sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues të substancave narkotike. Kjo dukuri nuk po i mban imun as personat që janë prapa grilave, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë është zbuluar dje në Qendrën Korrektuese në Dubravë, ku gjatë kontrollit oficerët korrektues kanë gjetur te një i burgosur një sasi të substancave narkotike, e llojit marihuanë.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalër për për të burgosurin A.Hyseni, i cili u kap në flagrancë. 

Droga është sekuestruar, teksa janë marrë veprimet hetimore që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është cilësuar “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”.

/GazetaSinjali/