image Rast i rëndë në Burgun e Dubravës, dhunohet seksualisht një 25-vjeçar

Siguri

Rast i rëndë në Burgun e Dubravës, dhunohet seksualisht një 25-vjeçar

news image

Rastet e ngacmimeve, sulmeve e dhunimeve seksuale kanë marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë. Viktima zakonisht janë vajzat dhe gratë, të cilat në të shumtën e rasteve kërkojnë ndihmën e Policisë dhe dënimin e personave të dyshuar. Mirëpo pre e dhunës seksuale rastis të jenë edhe burrat. Edhe më parë janë raportuar disa raste të dhunimeve ndaj personave që vuajnë dënimet me burgim në Qendrat Korrektuese në vend, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i rëndë dyshohet të ketë ndodhur në Qendrën Korrektuese në Dubravë, ku një i burgosur ka raportuar se është dhunuar seksualisht nga një i burgosur tjetër.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se e gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur para më shumë se një muaji, mirëpo 25-vjeçari ka deklaruar se nuk ka pasur guxim që ta denoncojë rastin menjëherë pasi ka ndodhur.

Bazuar në dëshminë e 25-vjeçarit, i dyshuari Sh.K., (emër i njohur për redaksinë), fillimisht me anë të kërcënimeve kishte tentuar që ta detyrojë viktimën që të kryejë marrëdhënie seksuale me të. Mirëpo kur ka hasur në refuzimin dhe rezistencën e 25-vjeçarit, i dyshuari me anë të forcës ka dhunuar seksualisht atë brenda hapësirave të Qendrës Korrektuese.

Hetuesit policorë kanë intervistuar viktimën i cili ka rrëfyer gjithë tmerrin që ka përjetuar, duke përmendur edhe frikën që kishte që ta raportojë rastin. Po ashtu është intervistuar edhe i dyshuari, i cili ka mohuar të ketë ushtruar dhunë seksuale ndaj viktimës.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Dhunim’.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.

/GazetaSinjali/