image Sikleti i të burgosurve për drogë, kapet sërish marihuanë në Burgun e Dubravës

Siguri

Sikleti i të burgosurve për drogë, kapet sërish marihuanë në Burgun e Dubravës

news image

Varësia nga droga në Kosovë sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues të substancave narkotike. Por kjo dukuri nuk po i mban imun as personat që janë prapa grilave. Sikleti për të konsumuar drogë po i detyron ata që të kërkojnë nga të afërmit të veprojnë kundërligjshëm, për t’iu dërguar sasi të ndryshme të narkotikëve.

Kështu ka ndodhur që disa herë muajt e fundit, në Burgun e Dubravës, ku janë zbuluar sasi të ndryshme të substancave narkotike.

Siç mëson Sinjali, edhe para dy ditësh, oficerët korrektues, gjatë një bastisje brenda hapësirave të burgut, kanë gjetur disa qese me substancë narkotike të llojit marihuanë. Sipas burimeve ende nuk dihet se si ka përfunduar droga brenda dhe kush është si person apo persona të dyshuar.

Qesja me marihuanë është sekuestruar si provë, ndërsa në lidhje me rastin është vënë në dijeni edhe Prokuroria.

Burimet thonë se me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti për shitje dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve.

/GazetaSinjali/