image Tatum me Bostonin triumfojnë ndaj Jokicit me Denverin

Basketboll

Tatum me Bostonin triumfojnë ndaj Jokicit me Denverin

news image

Ka përfunduar një tjetër natë interesante në basketbollin amerikan, NBA, raporton Sinjali Sport.

Shtatë ndeshje janë zhvilluar në mbrëmjen e kaluar në NBA, ku spikat dueli interesant mes Boston Celtics dhe Denver Nuggets.

Celtics triumfuan ndaj Nuggets me rezultat 108:102, në një përballje mjaft interesante.

Jayson Tatum shkëlqeu te vendasit , duke realizuar 24 pikë, i ndihmuar edhe Marcus Smart, që shënoi 22 pikë tjera.

Në anën tjetër nuk mjaftoi triple-double i MVP-së së vitit të kaluar, Nikola Jokic prej 23 pikëve, 16 kërcimeve dhe 11 asistimeve për fitore.

Rezultat e të gjitha ndeshjeve janë këto:

Charlotte Hornets – Detroit Pistons 141:119

Cleveland Cavaliers – Indiana Pacers 120:113

Oklahoma City Thunder – Philadelphila 76ers 87:100

San Antonio Spurs – Atlanta Hawks 136:121

Denver Nuggets – Boston Celtics 102:108

Minnesota Timberwolves – Chicago Bulls 122:134

Orlando Magic – Utah Jazz 99:114 /Gazeta Sinjali Sporti/