image Harden shkëlqen në debutim duke fituar, Lakers mposhtën nga rivali, Clippers

Basketboll

Harden shkëlqen në debutim duke fituar, Lakers mposhtën nga rivali, Clippers

news image

Është zhvilluar një tjetër natë interesante në elitën e basketbollit amerikan, NBA, shkruan Sinjali Sport.

Janë luajtur gjithsejtë nëntë ndeshje mbrëmjen e kaluar, ku vëmendja ishte në dy ndeshje.

Në njërën ishte për arsye se debutoi një prej yjeve të dekadës, James Harden, i cili luajti për herë të parë për skuadrën e re, Philadelphia 76ers.

76ers triumfuan në udhëtim ndaj Minnesota Timberwolves me rezultat të thellë 133:102.

Fundori amerikan, Harden, në debutim shkëlqeu me double-double prej 27 pikësh dhe 12 asistimeve, ndërsa më efektivi ishte kandidati për MVP, Joel Embiid, i cili realizoi 34 pikë me 10 kërcime.

Në anën tjetër te Minnesota më efikasi ishte Karl-Anthony Towns, i cili realizoi 25 pikë.

Duel tjetër interesant ishte ai mes dy skuadrave të Los Angeles, ndërmjet Lakers dhe Clippers, që përfundoi me rezultat 105:102 për Clippers.

Shtatë basketbollistë te mysafirët realizuan pikë dyshifrore, duke arritur fitoren me lojë ekipor, e ku Terance Mann me 19 pikë e 10 asistime ishte më i dalluari.

Te Lakers më i dalluar LeBron James duke shënuar 21 pikë e 11 kërcime, por që nuk mjaftuan për fitore.

Rezultatet e të gjitha ndeshjeve:

/GazetaSinjaliSporti/