image Shuhet në moshën 25-vjeçare ish-basketbollisti i NBA-së

Basketboll

Shuhet në moshën 25-vjeçare ish-basketbollisti i NBA-së

news image

Bota e basketbollit në zi. Caleb Swanigan është ndarë nga jeta në moshën 25-vjeçare dhe kjo ka ndodhur për shkaqe natyrale.

Swanigan ka kaluar një fëmijëri problematike, të lidhur edhe me drogën. Në fillim ishte babai i tij që kishte varësi nga droga.

Në moshën e adoleshencës ai kaloi te Swanigan, ndërsa një problem më vete për djaloshin ishte edhe mbipesha.

Basketbolli dukej sikur e shpëtoi nga vesi i errët. Gjatë karrierës së tij në NBA, Swanigan u aktivizua me Portland Trail Blazers dhe Sacramento Kings.

Prej dy vitesh ai ishte tërhequr nga sporti dhe në muajt e fundit kishte shtuar së tepërmi në peshë, sikurse shkruajnë mediat ndërkombëtare.

/GazetaSinjaliSport/