image James rinovon kontratën me Lakers, bëhet përfituesi më i madh në histori të NBA-së

Basketboll

James rinovon kontratën me Lakers, bëhet përfituesi më i madh në histori të NBA-së

news image

Ylli i Los Angeles Lakers, LeBron James ka rënë dakord për një zgjatje të kontratës dyvjeçare, duke përfshirë një opsion lojtari për sezonin 2024-2025.

Siç raporton gazetari i famshëm i ESPN, Adrian Wojnarowski, Lebron tashmë është pajtuar për rinovim të kontratës me klubin e Lakers.

Zgjatja dy-vjeçare e kontatës do ta shohë amerikanin të përfitojë 97.1 milionë dollarë, cila përfshin 15 për qind të tregtisë, duke e bërë LeBron James përfituesin më të lartë në histori të NBA me 532 milion dollarë para të garantuara.

James do ta tejkalojë Kevin Durant në këtë listë.

Lakers humbën play-off-in në 2022, pavarësisht se James kishte mesatarisht 30.3 pikë, 8.2 kërcime dhe 6.2 asistime. Dëmtimet e kufizuan James në 56 ndeshje.

/GazetaSinjaliSport/