image Tash protestojnë të pranuarit në Trepçë kundër anulimit të konkursit

Kosovë

Revoltë/ Tash protestojnë të pranuarit në Trepçë kundër anulimit të konkursit

news image

Dhjetëra persona janë mbledhur para objektit të Kuvendit për të protestuar kundër paralajmërimeve për anulimin e konkursit në Trepçë.

Shkak për daljen e tyre në protestë ka qenë një gjysmë-paralajmërim i kryeministrit Albin Kurti, shkruan Gazeta Sinjali.

“Ka dalë një informatë që kryeministri nuk do të ndalet me shkarkimin vetëm të bordit mbikëqyrës por do të vazhdojë me anulim të tërësishëm të konkursit. Me të marre këtë informatë, ne të pranuarit jemi shqetësuar tej mase pasi që është përmendur konkursi. Nuk kemi parë demantim nga qeveritarët dhe kemi ardhur për sqarime. Ne si të pranuar jemi të interesuar që pakënaqësitë të zgjidhen përmes instancave kompetente dhe të mos ketë ndërhyrje nga qeveria” ka thënë njeri prej protestuesve.

Ditë më parë protesta ka pasur edhe në Mitrovicë, para ndërmarrjes Trepça. /Gazeta Sinjali/