image Tash e gjashtë ditë është zhdukur një vajzë nga Podujeva

Siguri

Tash e gjashtë ditë është zhdukur një vajzë nga Podujeva

news image

Një vajzë nga fshati Sfeqël i Podujevës është zhdukur që nga 4 shkurti, shkruan Gazeta Sinjali.

Në raportin e Policisë bëhet e ditur se dje babai i viktimës ka raportuar se ajo është larguar nga shtëpia dhe që nga ajo ditë nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.

“Më 10.02.2021 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij viktima femër kosovar e është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj”, thuhet në njoftimin e policisë./Gazeta Sinjali/