Max Taylor që është mbrojtës në skuadrën e Manchester United, pas trajtimit për sëmundjen e kancerit është rikthyer në ekipin U-23.
19-vjeçari ka qenë jashtë fushave që nga fillimi i këtij viti, pasi u diagnostifikua me sëmundjen e kancerit dhe e filloi kimioterapinë.
Skuadra e Manchester Unitedit kishte njoftuar në muajin shtator se Taylor kishte pasur sukses ndaj trajtimin dhe ishte kthyer në stërvitje.
Rikthimi i mbrojtësit u kompletua mbrëmë në fitoren 4:1 ndaj Swanseas./Gazeta Sinjali/