image Taksisti e sulmon me shufër metalike dhe me thikë një taksist tjetër në Prishtinë

Siguri

Taksisti e sulmon me shufër metalike dhe me thikë një taksist tjetër në Prishtinë

news image

Një pasagjer u bë mollë sherri mes dy taksistëve në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prishtinë, të dielën pak minuta para mesnatës, shkruan Gazeta Sinjali.

Pas një konflikti për shkak të tij, njëri prej taksistëve e ka sulmuar me shufër metalike dhe me thikë taksistin tjetër.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore në Prishtinë kanë bërë të ditur se në prangat e policisë ka rënë taksisti i dyshuari, i cili është dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/