image Tahiri tregon se pse u larguan tarrasat e disa kafiterive në Prishtinë

Kosovë

Tahiri tregon se pse u larguan tarrasat e disa kafiterive në Prishtinë

news image

Drejtori i Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, ka bërë të ditur se largimi i tarrasave të kafiterive afër obeliskut “New Born” në Prishtinë, nuk është bërë për shkak të përhapjes së koronavirusit, siç raportuan disa media.

Tahiri ka thënë se largimi i këtyre konstruksioneve është bërë për shkak të disa problemeve, për të cilat ka edhe raste të hapura në polici, shkruan Gazeta Sinjali.

Drejtori i Inspekcionit tha se për këtë veprim të komunës, palët kanë qenë të informuar qysh në mars kur ka qenë e planifikuar largimi i tyre, por për shkak të pandemisë, një gjë e tillë është pezulluar deri më tani.

“Ka pas shumë probleme dhe raste të hapura në polici për atë zonê, dhe si rrjedhojë, me kërkesë të Policisë së Kosovës u është refuzuar vazhdimi i lejes për shfrytëzim të hapësirës publike. Vendimi për largim është marr në mars por për shkak të pandemisë nuk kemi vepruar deri tash. Palêt e të tre lokaleve kanë qenë të njoftuar me kohë për të gjitha procedurat. Sot, po kryejmë punën tonë, në zbatimin e vendimeve”, ka shkruar Tahiri në Facebook./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/adonis.tahiri/posts/10222832762110235