Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri, ka reaguar pas sulmit terrorist në qytetin e Vjenës, shkruan Gazeta Sinjali.
Ai bën të ditur se ambasadori i Kosovës në Vjenë, Lulzim Pllana, ka konfirmuar se stafi i tij është i sigurtë dhe se asnjë qytetar nga Kosova nuk është i lënduar.
“Në këto momente të vështira jemi me banorët e Vjenës ku ndodhën disa sulme terroriste. Për momentin dihet se diku rreth orës 20:00 ka pasur disa të shtëna, duke filluar nga Seitenstettengasse. Ambasadori ynë, Lulzim Pllana e konfirmoi se stafi ynë diplomatik është i sigurtë dhe se për momentin nuk ka ndonjë qytetarë të Kosovës të lënduar”, shkroi Tahiri në Facebook./Gazeta Sinjali/