image Tahiri - Kurtit: Keni marrë vota për të zgjidhur problemet e jo për të fajësuar qeveritë e kaluara

Politikë

Tahiri – Kurtit: Keni marrë vota për të zgjidhur problemet e jo për të fajësuar qeveritë e kaluara

news image

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit, Albin Kurti, pasi që ky i fundit deklaroi se për krizën energjetike fajin e kanë qeveritë e kaluara.

Edita Tahiri ka thënë se qeveritë janë për të zgjidhur problemet sepse për këtë janë votuar dhe jo për t’i fajësuar pushtetet e kaluara.

Në një postim në Facebook ajo ka shkruar se “Qeveritë janë për të zgjidhur problemet sepse për ketë punë kanë marrë votat, dhe jo për të fajësuar qeveritë e kaluara…”./GazetaSinjali/