image Sveçla ndërpret vizitën në Shqipëri, kërkon mobilizim maksimal nga Policia

Siguri

Sveçla ndërpret vizitën në Shqipëri, kërkon mobilizim maksimal nga Policia

news image

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas tragjedisë që ndodhi në Deçan, ku mbetën të vrarë të paktën tre persona.

Sveçla përmes një postimi në Facebook ka thënë se pas lajmit që e mori për tragjedinë ka ndërprerë menjëherë vizitën në Shqipëri dhe është nisur për në Deçan.

Ai tha se ka kërkuar nga Policia mobilizim maksimal për ta kapur sa më shpejtë autorin e këtij krimi makabër.

“Lajme të tilla lëndojnë çdo zemër njerëzore. Jam thellësisht i shqetësuar dhe i tronditur prej aktit kriminal që ka ndodhur sonte në Gllogjan të Deçanit. Bashkëndjejmë me familjarët që kanë humbur të dashurit e tyre dhe lutemi për shërimin e të plagosurve. Menjëherë e kam ndërprerë vizitën dhe aktivitetet e parapara në Shqipëri dhe jam rrugës për në Deçan. Ndërkohë, kam qenë dhe jam në telefon me drejtuesit e forcave të rendit, për pasojë nuk kam mundur t’i drejtohem më herët opinionit publik. Kam kërkuar nga Policia e Kosovës angazhim dhe mobilizim maksimal, me të gjitha njësitë dhe formacionet e nevojshme, në mënyrë që autori i këtij akti makabër të arrestohet sa më pare”.

/GazetaSinjali/