image Sveçla: I kemi të gjitha kapacitetet për t'i larguar barrikadat, jemi duke vlerësuar situatën për reagim

Politikë

Sveçla: I kemi të gjitha kapacitetet për t’i larguar barrikadat, jemi duke vlerësuar situatën për reagim

news image

Janë bërë tetë ditë nga vendosja e barrikadave në disa pjesë të veriut të Kosovës nga serbët, derisa ministri i Brendshëm thotë se Institucionet e Republikës së Kosovës i kanë të gjitha kapacitetet për ti larguar barrikadat dhe në koordinim me partnerët tanë ndërkombëtar janë duke vlerësuar situatën për reagim adekuat.

Më tej ministri Sveçla tregon se nga qytetarët e kësaj zone që janë bllokuar nga barrikadat tash e një javë po kërkohet me ngulm heqja e barrikadave dhe vazhdimi i jetesës dhe zhvillimit pa pengesa.

“Çdo çast i kaluar nën bllokim të barrikadave të ngritura nga grupe të armatosura e kriminale është i tepërt. Institucionet e Republikës së Kosovës i kanë të gjitha kapacitetet për ti larguar barrikadat dhe në koordinim me partnerët tanë ndërkombëtar janë duke vlerësuar situatën për reagim adekuat”, tha Sveçla.

Ministri I Brendshëm theksoi se Veriu i vendit tonë, si çdo cep i Republikës sonë duhet të kthehet sa më shpejtë në normalitet.

Ministri tregoi se një nga lokalet e Prishtinës, si shumë biznese e familje bujare, dje ka përgatitur ushqim për zyrtarët tanë policor që po angazhohen në veri, në mbrojtje të vendit tonë.

Ministria i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka njoftuar se darkën e kaluan së bashku me zyrtarët policor në Bërnjak të cilët, si gjithë të tjerët, me moral të lartë e me përkushtim po punojnë sipas misionit të tyre në ofrimin e sigurisë e në mbrojtjen e sovranitetit e integritetit territorial të vendit tonë.

/GazetaSinjali/