image Suspendohet shefi i hetimit dhe komandanti i stacionit për vjedhjen e Dhomës së Dëshmive

Kosovë

Konfirmim/ Suspendohet shefi i hetimit dhe komandanti i stacionit për vjedhjen e Dhomës së Dëshmive

news image

Inspektoria Policor i Kosovës (IPK), ka suspenduar zyrtarin përgjegjës të Dhomës së Dëshmive, shefin e hetimeve dhe komandantin e stacionit policor të Zubin Potokut, për vjedhje që ka ndodhur në Dhomën e Dëshmive, raporton Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali ka raportuar ekskluzivisht për këtë vjedhje, ku i dyshuar është polici i nacionalitetit serb, Milian Koshanin, i cili kishte qenë edhe përgjegjës i Dhomës së Dëshmive.

Burime të Gazetës Sinjali, kanë konfirmuar se është suspenduar shefit të hetimeve dhe komandatit të stacionit policor. Një gjë e tillë është konfirmuar edhe në njoftimin për media nga Policia e Kosovës.

“Ndaj zyrtarit policor përgjegjës për ‘Dhomën e dëshmive’, shefit të hetimeve dhe komandantit të SP Zubin Potok, sipas procedurave të parapara disiplinore është iniciuar suspendimi nga niveli lokal, përderisa IPK dhe Prokuroria Themelore janë njoftuar për veprimet e ndërmarra”, thuhet në njoftim.

Dyshimet e para se në Dhomën e Dëshmive janë vjedhur para, më shumë se tetë armë të gjata, armë të shkurta, para, motor-sharra dhe gjëra të tjera.

I dyshuar për këtë vepër është polici i nacionalitetit serb, ku menjëherë dyshohet se ka ikur nga Kosova dhe ka shkuar në Bosnje./Gazeta Sinjali/.