image Suspendohet nga puna oficeri doganor që u arrestua dje në aksionin ‘Brezovica’

Siguri

Suspendohet nga puna oficeri doganor që u arrestua dje në aksionin ‘Brezovica’

news image

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka suspenduar nga puna oficerin doganor që u arrestua gjatë aksionit të djeshëm në kuadër të aksionit ‘Brezovica 3’.

Përmes një njoftimi bëhet e ditur se procedimi disiplinor do të vijojë për të shqyrtuar veprimet tjera disiplinore, raporton Gazeta Sinjali.

Procedimi disiplinor do te vijoj për të shqyrtuar veprimet tjera disiplinore. Dogana e Kosovës pëkrah dhe mirëpret veprimet ligjore që ndihmojnë në luftimin e korrupsionit dhe siguron publikun se nuk do të tolerojë veprime jo etike dhe jo ligjore në rangjet e veta”, thuhet në njoftimin e doganës.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj të pandehurve N.G., dhe S.I., të cilët me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se i dyshuari N.G.,- zyrtar doganor, prej vitit 2014, në Shtërpcë, ka ndihmuar personin zyrtar në kryerjen e veprës penale “Marrja e ryshfetit”.

Ndërsa për të dyshuarin S.I., ish-zyrtar i komunës Shtërpcë, tani menaxher në Qendrën e Skijimit në Brezovicë, ekziston dyshimi i bazuar se nga viti 2010, në Shtërpcë, ka ndihmuar personin zyrtar në kryerjen e veprës penale Marrja e ryshfetit”.

/GazetaSinjali/