Xhiro e 28-të e Superligës së Kosovës në futboll nis sot me dy ndeshje në program.
Dy pretendentët e vetëm për titull, Drita e Ballkani do të duelojnë sot, në tentim për ta ngritur avantazhin ndaj njëra-tjetrës në tabelë.
Ballkani ka punë me skuadrën e Malishevës, ku e pret në stadiumin e qytetit në Suharekë.
Suharekasit u rikthyen te fitorja vikendin e kaluar duke e mposhtur Gjilanin 2-0 në shtëpi, pasi paraprakisht ishin në një krizë ku shkuan në pesë ndeshje pa fitore në kampionat (4 barazime, 1 humbje).
Kampionët mbajnë pozitën e dytë në tabelë me 54 pikë të mbledhura, një më pak sesa Drita.
E Drita e mirëpret në Gjilan skuadrën mitrovicase të Trepçës 89.
Gjilanasit vijnë pas një fitore 3-0 ndaj Drenicës, duke ruajtur kështu kreun e tabelës, të cilët prijnë me 55 pikë, një më shumë sesa përcjellësi Ballkani.
Të dy duelet fillojnë nga ora 15:00.