KB Prishtina triumfoi sot në finalen e Superkupës së Kosovës në Basketboll.
Kryeqytetasit mposhtën në finale klubin mitrovicas, Trepçën, me rezultat të thellë 73-54.
Këtij triumfi i është gëzuar edhe i pari i Prishtinës, Përparim Rama.
Nëpërmjet një postimi, ai ka uruar KB Prishtinën për këtë trofe, duke shkruar “Superkupa është e jona”.
Ndryshe, ky ishte titulli i 8-të i fituar i Superkupës i Prishtinës, më shumë se çdo klub tjetër kosovar.