image Historike: Sigal Prishtina kualifikohet në "play-off" të ENBL

Basketboll

Historike: Sigal Prishtina kualifikohet në “play-off” të ENBL

news image

Klubi basketbollistik nga kryeqyteti, Sigal Prishtina ka shënuar një tjetër sukses historik.

Pas ndeshjes së fundit të pjesës së rregullt të sezonit, kryeqytetasit kanë siguruar kualifikimin për në “Play-Off” të European North Basketball League (ENBL).

Në këtë garë, përpos Prishtinës, pjesëmarrëse kanë qenë skuadra elitare polake, lituaneze, ukrainase, izraelite, çeke, estoneze dhe letoneze.

Ndërkohë që ky është vetëm edicioni i parë që Sigal Prishtina mori pjesë në Ligën ENBL.

/GazetaSinjaliSport/